Ronaldo thyen heshtjen pas bojkotit dhe zbulon të ardhmen e tij: I përkas këtij vendi

Superylli portugez dhe një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo, ka hequr të gjitha dyshimet për të ardhmen e tij. 41-vjeçari ka deklaruar qartë se dëshiron të qëndrojë në Arabinë Saudite dhe ta vazhdojë karrierën atje. “Siç e kam thënë shumë herë më parë, unë i përkas Arabisë Saudite. Është vendi që më ka pritur mua, familjen time dhe miqtë e mi. Jam shumë i lumtur këtu”, tha ai. “Vendimi im është i qartë, dua të vazhdoj të luaj këtu”, deklaroi Ronaldo. Cristiano Ronaldo: “I belong to Saudi Arabia. I want to CONTINUE here”. “It's a country that welcomed me, as well as my family and friends. I'm happy here and want to continue here”. pic.twitter.com/7knlr7sD8t — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 21, 2026 Ronaldo iu bashkua Al-Nassr në vitin 2023 pas largimit nga Manchester United, duke nisur një “pushtim” të vërtetë të yjeve të futbollit drejt Arabisë Saudite. Së fundmi ai u rikthye në ekip pas një lloj bojkoti në ndeshjet e fundit, për shkak të mosmarrëveshjeve me politikën e transferimeve. Në karrierën e tij të jashtëzakonshme, portugezi ka realizuar 962 gola dhe tashmë po i afrohet numrit magjik prej 1000 golash. /Telegrafi/