Një i mitur është arrestuar nën dyshimin për vrasje në tentativë, pas një incidenti të ndodhur të shtunën mbrëma në fshatin Shalë të Lipjanit. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 21 shkurt rreth orës 19:20, kur i dyshuari mashkull kosovar ka therur me thikë një tjetër mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa mjekët kanë konfirmuar se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë. / Telegrafi /