Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Berat, në afërsi të fshatit Stan-Karbunarë. Mësohet se një motoçikletë është përplasur me një autoveturë. Nga përplasja është lënduar drejtuesi i motoçikletës i cili është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes, me fraktura në këmbë e kokë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet grupi hetimor […]