Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin për veprën penale dhunim, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin shtesë 24-orësh. Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 19 shkurt rreth orës 16:00, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar më 21 shkurt, nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e viktimës, femër kosovare. Raportohet e zhdukur një e mitur në Pejë Viktima ishte raportuar dy ditë më parë nga familjarët e saj si person i zhdukur. Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë. / Telegrafi /