Arbeloa ka një mesazh për lojtarët e Realit pas humbjes nga Osasuna

Trajneri i Real Madrid, Alvaro Arbeloa, bëri thirrje për qetësi pas humbjes 2-1 ndaj Osasuna, duke theksuar se ruan besim të plotë te lojtarët e tij. Duke folur për mediat pas ndeshjes në La Liga, Arbeloa nënvizoi se rezultati nuk duhet të ketë ndikim psikologjik në skuadër. “Shpresoj që humbja të mos na ndikojë mendërisht – pas katër ditësh duhet të luajmë përsëri". "Një ekip e tregon forcën e tij në momente të vështira. Unë besoj fuqimisht te lojtarët e mi dhe në punën që po bëjnë, dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë”, deklaroi ai. Arbeloa iu referua ndeshjes së dytë të raundit të 1/16 të Ligës së Kampionëve ndaj Benfica, që do të zhvillohet në “Bernabeu”. Skuadra madrilene ka avantazhin 1-0 nga takimi i parë dhe do të synojë ta vulosë kualifikimin para tifozëve të saj në shtëpi. /Telegrafi/