Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Në orët e mëngjesit, në rajonet malore veriperëndimore do të ketë kushte për reshje të dobëta bore. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit herë pas here do të jetë më e përforcuar (lokalisht deri në 60 km/h). Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha të shkurtra me diell. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesë të pellgut herë pas here erë e përforcuar nga veriu.