Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë mjaft të lagështa. Reshje të lehta bore me intensitet të ndryshueshëm janë regjistruar në rrugën Tetovë-Gostivar-Mavrovë dhe në Kodrën e Diellit. Nga LAMM thonë se intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, dhe në pikat kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Delçevë.