​Mediat ndërkombëtare që shkruan për fjalën përmbyllëse të Hashim Thaçit në Hagë

Fjala përmbyllëse e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Hagë është mbuluar nga një numër i madh i mediave ndërkombëtare. Kështu ka shkruar Lirim Greiçevci, analist i mbrojtjes për Presidentin Hashim Thaçi dhe ish-ambasador në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Holandë. Ndërkohë, Washington Post shkruan se ish-presidenti i Kosovës e paraqiti veten të mërkurën si një burrë shteti dhe paqebërës, ndërsa u kërkoi gjyqtarëve ndërkombëtarë ta lironin nga ato që ai i quajti akuza të pabaza, duke përfshirë vrasje, torturë dhe persekutim që datojnë që nga lufta e kombit të tij për pavarësi. Ai dhe tre ish-udhëheqës të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) separatiste kanë qenë në paraburgim që nga nëntori 2020 në gjykatën në Hagë, e cila zyrtarisht është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës. Ata tani duhet të presin me shumë mundësi për muaj derisa gjyqtarët të arrijnë vendimet. Në deklaratën e tij përfundimtare para gjykatës, Thaçi, i cili gjithmonë ka këmbëngulur se është i pafajshëm, tha se “i vetmi vendim i drejtë do të ishte lirimi im i plotë nga akuzat”, raporton KosovaPress. Në vijim janë disa nga artikujt kryesorë: ???????????: https://www.independent.co.uk/…/hashim-thaci-kosovo-the… ???????: https://www.reuters.com/…/kosovos-thaci-defends…/ ??????????????: https://wapo.st/4aI9qcP ???????.????: https://www.justiceinfo.net/…/155537-four-former-kla… ????????: https://www.france24.com/…/20260218-utterly-absurd… ???????: https://www.aa.com.tr/…/former-kosovo-president…/3833975 ???: https://www.msn.com/…/kosovo-s-former…/ar-AA1WCwI1 ???????????: https://uk.news.yahoo.com/kosovos-thaci-defends-innocence… ?????????????: https://balkaninsight.com/…/kosovo-ex-guerrilla…/ ???????????????: https://www.straitstimes.com/…/kosovos-thaci-defends…