Messi siç nuk e keni parë kurrë më parë – tenton të futet në dhomën e gjyqtarëve

Lionel Messi dhe Inter Miami e nisën mbrojtjen e titullit në MLS me një humbje të rëndë 3-0 në udhëtim ndaj Los Angeles FC. Përveç golave të shënuar nga David Martínez, Denis Bouanga dhe Nathan Ordaz, ndeshja u karakterizua edhe nga një moment i pazakontë që përfshiu Messin. Në rrjetet sociale qarkulloi një video ku Messi, i zemëruar, tenton të futet në dhomën e gjyqtarëve, me gjasë për t’u ankuar për vendimet e gjyqtarit gjatë takimit. | BREAKING: Footage shows Lionel Messi trying to CONFRONT the referee after full-time, with Luis Suárez pulling him back to stop him entering the officials’ dressing room. pic.twitter.com/I85cyMkCd9 — CentreGoals. (@centregoals) February 22, 2026 Situata u tensionua për disa çaste, por ndërhyrja e Luis Suarez e ndaloi atë. Sipas pamjeve, superylli argjentinas arriti të hynte për pak çaste në zonën pranë dhomës së gjyqtarëve, por më pas ai dhe Suarez u larguan dhe u drejtuan për në dhomat e zhveshjes. Inter Miami do të kërkojë reagim në xhiron e dytë, ku përballet me Orlando City, në përpjekje për të lënë pas startin zhgënjyes të sezonit. /Telegrafi/