Arsenal është i interesuar për transferimin e anësorit të AC Milan, Rafael Leao, në një marrëveshje surprizë gjatë verës, sipas raportimeve. Skuadra nga veriu i Londrës thuhet se ka zhvilluar bisedimet fillestare me përfaqësuesit e ndërkombëtarit portugez, ndërsa po shqyrton një lëvizje të mundshme pas përfundimit të sezonit. Leao do të hyjë në dy vitet e fundit të kontratës së tij me Milanin në qershor, dhe klubi i Serie A besohet se është i hapur për një shitje nëse merr një ofertë të konsiderueshme. Sulmuesi 26-vjeçar ka qenë në radarët e Arsenalit prej disa vitesh, dhe “Topçinjtë” duket se kanë shtuar përpjekjet e tyre para afatit kalimtar të verës. Sipas gazetarit Steve Kay, Milani është i gatshëm ta shesë Leaon për një shumë rreth 80 milionë euro, me Arsenalin që shihet si favorit për të siguruar shërbimet e portugezit pas sezonit. Edhe Manchester United besohet se ka shprehur interes për Leaon, por Arsenali duket përpara në garë pasi drejtori sportiv Andrea Berta raportohet se ka zhvilluar bisedime direkte me përfaqësuesit e lojtarit. Leao, i cili iu bashkua Milanit nga Lille OSC në verën e vitit 2019, ka qenë një lojtar kyç për klubin italian, duke shënuar 79 gola dhe duke dhuruar 64 asistime në 280 paraqitje në të gjitha garat. Së bashku me ish-sulmuesin e Chelsea, Christian Pulisic, anësori është golashënuesi më i mirë i përbashkët i Milanit në Serie A këtë sezon, me tetë gola në 18 paraqitje./ Telegrafi