Viti i kaluar i luftës u bë i pari për ushtrinë ruse në të cilën humbjet e saj në fuqi njerëzore në Ukrainë tejkaluan nivelin e rekrutimit. Kjo është thënë nga komandanti i përgjithshëm i Ukrainës, Gjenerali Oleksandr Syrskyi, në një intervistë me gazetën franceze Le Monde, sipas Ukrinform, përcjell Telegrafi. "Pavarësisht faktit se në vitin 2025 Rusia arriti të mobilizojë dhe rekrutojë 406,000 njerëz, humbjet e saj totale të vrarë dhe të plagosur arritën në afërsisht 418,000 ushtarë", citohet të ketë htënë Syrskyi, që do të thotë se humbjet e ushtrisë ruse tejkaluan nivelet e rekrutimit. Sipas tij, këto shifra duhet të shihen në lidhje me faktin se në të njëjtin vit "forcat sulmuese ruse u rritën në 713,000 ushtarakë". I dërguari i Trump, se takimi Zelensky-Putin është i mundur në javët e ardhshme Gjenerali vuri në dukje se forcat ukrainase aktualisht po nxjerrin nga luftimet midis 1,000 dhe 1,100 ushtarë rusë - të vrarë ose të plagosur - çdo ditë. Ai gjithashtu theksoi se nuk komenton për rrjedhën e negociatave diplomatike, por është i shqetësuar se "Ukraina nuk duhet të detyrohet të heqë dorë nga territoret e saj". “Derisa të përfundojnë negociatat, detyra ime është të siguroj që, pavarësisht se çfarë ndodh, veprimet tona në fushën e betejës të parandalojnë armikun të përparojë më thellë në mbrojtjen tonë dhe të na lejojnë të çlirojmë territorin tonë aty ku është e mundur. Kjo është pikërisht ajo që do të sigurojë negociata të drejta që çojnë në një paqe të drejtë”, theksoi gjenerali. / Telegrafi /