Kanë mbetur vetëm të pesë finalistët në Big Brother VIP Kosova 4.Ludo Lee, Elijona Binakaj, Londrim Mekaj, Klodian Mihaj e Hygerta Sako - janë banorët që kanë arritur deri në finalen e madhe të këtij edicioni. E së fundmi në një bisedë me Ludo Lee dhe Hygerta Sakon, Elijona tregoi se pse nuk e puthi Klodin në dasmë. "Paramendoje të kisha puthur në dasmë, çfarë më kishin bërë këtu brenda", u shpreh ajo. Foto: Instagram Tutje tha: "Nuk kish qenë e vërtetë. Nuk jam unë ajo që kam të drejtë me e puth". Klodi nga ana tjetër i ishte afruar për shkak të presionit që kishte nga të pranishmit në atë ceremoni. Elijona ndërkaq ka shprehur haptazi pëlqim për Klodin, edhe pse ky i fundit ka të dashurën jashtë. Finalja e madhe e Big Brother 4 do të jetë të premten (27 shkurt). /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)