Në Mynih, 123 pasagjerë të një fluturimi të Lufthansa për në Kopenhagen u detyruan të kalojnë natën brenda aeroplanit pasi nisja u anulua për shkak të reshjeve të dendura të borës. Fluturimi LH2446 ishte planifikuar të nisej rreth orës 21:30, por pas disa orësh vonesë u anulua pak para mesnatës. Sipas gazetës daneze Ekstra Bladet, pasagjerët mbetën të bllokuar në pistë sepse nuk kishte autobusë për t’i kthyer në terminal. Aeroporti kishte hyrë në orarin e mbylljes së natës, ndërsa të gjithë shoferët e autobusëve ishin larguar në shtëpi. Pasagjerët u informuan çdo 30 minuta se po bëheshin përpjekje për zgjidhje, por pa sukses deri në orët e para të mëngjesit. Vetëm pas hapjes së Aeroporti i Mynihut rreth orës 5:00, udhëtarët arritën të largohen më në fund nga aeroplani. /Telegrafi/