Londrim Mekaj arrin 100 mijë ndjekës në Instagram

Londrim Mekaj ka arritur një tjetër sukses në rrjetet sociale, duke kaluar shifrën e 100 mijë ndjekësve në Instagram. Në hyrje të edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, ai kishte një numër më të vogël ndjekësish, por performanca dhe karizma e tij gjatë qëndrimit në shtëpi kanë tërhequr vëmendjen e publikut. Ai është pëlqyer shumë nga shikuesit e formatit dhe tani ndodhet mes pesë finalistëve të këtij edicioni. Foto: Instagram Londrimi ka treguar qëndrueshmëri dhe aftësi të mira duke fituar kështu mbështetjen e fansave. Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4 është caktuar për më 27 shkurt, ditë e premte, dhe presioni mbi finalistët po rritet ndërsa publiku pret të shohë fituesin e këtij edicioni. Veç tij në finale janë edhe: Ludo Lee, Elijona Binakaj, Klodian Mihaj dhe Hygerta Sako. Londrimi ka qenë një nga banorët më pozitiv të këtij edicioni që ka fituar zemrat e të gjithëve. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Londrim (@londrimmekaj)