Mesfushori Joao Neves që ka qenë zbulimi i madh i këtij sezoni te Paris Saint-Germain, ka zgjatur kontratën e tij edhe për një vit, duke e lidhur tani me klubin deri në vitin 2030. I transferuar për 65 milionë euro në verën e vitit 2024, vlera e tij në treg është dyfishuar brenda një viti dhe vlerësohet rreth 130 milionë euro sipas CIES Football Observatory, që e rendit si lojtarin e 8-të më të shtrenjtë në botë. Në finalen e Ligës së Kampionëve, Neves kishte pagën më të ulët mes titullarëve, kontrata e re i përshtat të ardhurat e tij me nivelin e performancës në fushë. Ashtu si me Willian Pacho, PSG po shpërblen meritën sportive duke u mundësuar lojtarëve të avancojnë në kategorinë e pagave. Ky vendim nënvizon përkushtimin strategjik të klubit për të mbajtur talentet e tij të rinj kyç. Ndërkohë, Neves pëlqehet nga shumë gjigantë evropianë sidomos në Angli, por që PSG-ja me këtë kontratë e “blindon” në “Parkun e Princave”. Pas Neves, PSG-ja thuhet se e ka prioritet rinovimin e kontratës së Ousmane Dembeles dhe Vitinhas./ Telegrafi