Nuk u shpenzuan nga ministritë, 167 milionë euro kalojnë në fondin e pensioneve

Paratë e pashpenzuara nga Buxheti i vitit 2025 janë transferuar në Fondin e Veçantë të Pensioneve. Bëhet fjalë për një shumë prej rreth 167 milionë eurosh, të depozituara në Llogarinë e Bankës së Shqipërisë. Paratë e pashpenzuara nga Buxheti i ministrive dhe institucioneve publike gjatë vitit 2025 janë transferuar në Fondin e Veçantë të Pensioneve. Bëhet fjalë për një shumë prej rreth 167 milionë eurosh, të depozituara në Llogarinë Speciale të Fondit të Pensioneve pranë Bankës së Shqipërisë. Minstria e Financave deklaron se ky transferim synon forcimin e stabilitetit financiar të skemës publike të pensioneve dhe për të përmirësuar menaxhimin afatgjatë të saj. Fondet e pashpenzuara, të cilat zakonisht mbyllen në fund të vitit buxhetor, këtë herë janë orientuar drejt një qëllimi specifik: krijimit të një rezerve shtesë për përballimin e detyrimeve të ardhshme të pensioneve. Depozitimi i shumës në llogarinë speciale pranë Bankës së Shqipërisë garanton administrim të kontrolluar, duke i ndarë nga shpenzimet e zakonshme buxhetore. Në terma praktikë, kjo krijon një rezervë të dedikuar që mund të përdoret për të mbështetur reformën e pensioneve dhe për të përballuar angazhimet e ardhshme pa rritur menjëherë barrën mbi buxhetin vjetor. Qeveria thekson se Reforma e Pensioneve do të vijojë të zbatohet, me synimin për ndërtimin e një sistemi më të drejtë, më të qëndrueshëm dhe më të besueshëm për qytetarët. Në këtë kuadër, forcimi i rezervave financiare konsiderohet një hap konkret drejt garantimit të pagesave të qëndrueshme dhe të sigurta për pensionistët aktualë dhe ata të ardhshëm, raporton Euronewsal.