Bebe Rexha shfaqet krah Dhurata Dorës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, pak ditë më parë solli këngën e re "Çike çike", ku një varg i saj është në gjuhën shqipe. Ajo mori reagime të shumta pozitive, duke u pritur ngrohtë nga publiku shqiptar. Ky projekt u promovua mjaft shumë edhe nga të famshmit shqiptar, po edhe nga vetë artistja nëpër rrjete sociale. Foto: Instagram Ylli me origjinë nga Dibra solli së fundmi një kolazh fotografish në rrjete sociale, në mesin e tyre shfaqet edhe përkrah Dhurata Dorës. "Ka qenë një javë shumë shumë e mirë dhe është falë jush njerëz", ka shkruar ajo. Foto: Instagram Bebe ka lënë të kuptohet se kënga është pëlqyer dhe se ka marrë shumë dashuri. Kënga për vetëm dy ditë ka grumbulluar mbi 400 mijë shikime në platformën YouTube. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) - YouTube www.youtube.com