Bashkimi Demokratik për Integrim, ka reaguar ndaj kryetarit të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, ku ky i fundit, ditë më parë gjatë prezantimit të 100 ditëve të para të tij qeverisje të kryeqytetit, sipas BDI-së, është përjashtuar gjuha shqipe. Nga BDI theksojnë se një event zyrtar me para publike pa asnjë fjalë në shqip është shkelje e barazisë së garantuar. “Me krenari tha se për 100 ditë larguam plot 600 të punësuar nga puna, ku sipas listave të publikuara, të gjithë thuajse ishin shqiptar. Shkupi është qytet dy gjuhësh me ligj, mosrespektimi i këtij detyrimi sjellë përgjegjësi ligjore”,deklaruan nga BDI. Nga partia opozitare shqiptare shtojnë se çdo përjashtim i saj çon drejt margjinalizimit, e për këtë ata thonë se një gjë të tillë nuk do ta lejojnë të normalizohet, andaj ata ftojnë të rinjtë, pa dallim, të bashkohen me ta sepse siç thonë, barazia nuk negociohet.