Një grua 70-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmë në spitalin e Strugës si pasojë e një aksidenti rrugor, kur në të përplasur një automjet transportues i drejtuar nga N.O. (57) nga Struga. Policia shton se është kryer inspektim nga ekipi DPB-Strugë, ndërsa në orën 21:40, punonjësit e policisë e arrestuan shoferin. “Më 21.02.2026 rreth orës 16:30, në SPB Strugë është raportuar se në rrugën “Strushki Kepenci” në Strugë, një automjet transportues “Iveco” me targa të Strugës, i drejtuar nga N.O. (57) nga Struga, përplasi 70-vjeçaren I.I. nga fshati Mislodezhdë, Strugë. Pas aksidentit, I.I. u dërgua në Qendrën Mjekësore Strugë për ndihmë mjekësore, ku më vonë ndërroi jetë”, njofton Policia.