Ron Raçi shkëlqen në fitoren e Hajdukut ndaj Rijekas

Pasi ka fituar vendin titullar, mbrojtësi Ron Raçi ka dhuruar një tjetër paraqitje mahnitëse për Hajduk Splitin. Këtë herë, ylli i Kosovës shkëlqeu në fitoren 1-0, duke qenë i pakalueshëm në mbrojtje. “ SofaScore ” e vlerësoi me notën 8.1, pasi lojtari fitoi gjashtë nga tetë duelet e tentuar, kishte pesë ndërhyrje të top si dhe ndërpreu dy herë aksionet e Rijekas. Përndryshe, kjo ishte nota më e lartë në këtë përballje. Raçi po vazhdon me paraqitje mahnitëse me shpresën që të zërë vend në listën e përzgjedhësit Franco Foda për dy ndeshjet e muajit mars, në kuadër të play-offit të Kupës së Botës./ Telegrafi HNK Hajduk Split - HNK Rijeka Live Score