Gashi-Candaroglu: Ndërtojmë ura partneriteti me respekt të ndërsjelltë ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Afrim Gashi priti sot në ambientet e Kuvendit Mustafa Candaroglu, Kryetarin e Bashkisë së Arnavutkoy, si dhe një delegacion të miqve nga Stambolli. Gashi theksoi se kjo vizitë, e cila vjen pas takimit të mëparshëm në Stamboll, është një shenjë e qartë e vullnetit të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve. “Pata kënaqësinë të mirëpres në Kuvend, z. Mustafa Candaroğlu, Kryetarin e Bashkisë së Arnavutköy, si dhe miq të çmuar nga Stambolli. Kjo vizitë, si vazhdim i takimit tonë të mëhershëm në Stamboll, është dëshmi e vullnetit të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona. Shpreha mirënjohjen për angazhimin dhe gatishmërinë e tyre për të ndërtuar ura të qëndrueshme partneriteti, në frymën e miqësisë tradicionale dhe respektit të ndërsjellë”, shkroi Gashi.