Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Berlin, ku një autobus u përplas me disa automjete dhe përfundoi në një pemë. Si pasojë, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë mbetur të paktën 12 persona të lënduar. Sipas zjarrfikësve, një prej të lënduarve pësoi plagë kërcënuese për jetën dhe u transportua me helikopter në spital. Gegen 13:30 Uhr kam ein 46-j. Pkw-Fahrer auf dem Gatower Damm in Fahrtrichtung Kladower Damm in #Gatow aus bislang unbekannten Gründen von der Fahrbahn ab und fuhr frontal mit einem entgegenkommenden Bus der Linie X34 (Fahrtrichtung #Spandau ) zusammen. Durch den Aufprall wurden… pic.twitter.com/Xsmzhpf0HM — Polizei Berlin (@polizeiberlin) February 22, 2026 Ngjarja ndodhi në lagjen Gatow rreth orës 13:30. Autoritetet bëjnë të ditur se autobusi fillimisht goditi disa makina para se të përplasej me pemën. Schwerer Unfall mit BVG-Bus in Berlin-Gatow – Zwölf Verletzte https://t.co/8OJ5FqOBzE pic.twitter.com/H6zMpgj133 — Berliner Morgenpost (@morgenpost) February 22, 2026 Personat e tjerë të lënduar pësuan lëndime më të lehta dhe u dërguan në spitalet përreth për trajtim. Shkaku i aksidentit mbetet ende i paqartë dhe është nën hetim. Më shumë se 50 zjarrfikës u angazhuan në vendngjarje në pjesën jugore të lagjes Spandau, ku u kryen operacionet e shpëtimit dhe sigurimit të zonës. /Telegrafi/