Pas moszgjedhjes si finaliste në Big Brother VIP Kosova 4, Benita Zena, ka reaguar me një postim në Instagram që u interpretua gjerësisht si ironik. Në mesazhin e publikuar, ajo falënderoi produksionin duke kërkuar që “të mbahen premtimet dhe votat”, ndërsa theksoi se “faktet janë të qarta”, një formulim që shumë ndjekës e panë si thumbim ndaj rezultatit të shpallur. "Faleminderit Big Brother VIP Kosova, mbani premtimet, po votat dhe faktet i kemi. Definitivisht është marre", ka shkruar ajo. Foto: Instagram Shumë nga komentet kanë qenë në përkrahje të Benitës duke thënë se e ka merituar finalen. Pavarësisht tonit ironik, Benita falënderoi publikun për mbështetjen gjatë rrugëtimit në spektakël dhe la të kuptohet se e vlerëson përvojën, edhe pse nuk arriti finalen. Në finale të BBVK janë: Londrim Mekaj, Elijona Binakaj, Hygerta Sako, Klodian Mihaj dhe Ludo Lee. Finalja e madhe e këtij Big Brother-i do të mbahet të premten (27 shkurt). /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by BENITA ZENA (@benitazenaofficial)