Prishja e raportit me Selin, reagon gruaja e Mirit: Ti do me kap Prime në kurrizin e martesës time?

Prime-i i fundit në Big Brother VIP Albania theksoi edhe një herë ftohjen e raportit mes Miri dhe Selin. Situata u tensionua pas hapjes së “Kutisë së Pandorës”, ku u transmetua një deklaratë e babait të Selinit në lidhje me Mirin. E prekur nga ajo që dëgjoi, Selin shprehu zhgënjim për qëndrimin e Mirit dhe gjatë një bisede së fundmi ngriti dyshime edhe për marrëdhënien e tij jashtë shtëpisë. View this post on Instagram A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip) Reagimi nuk vonoi të vinte nga bashkëshortja e këngëtarit të "West Side Family". Në një postim në rrjete sociale, ajo publikoi unazën e martesës dhe dha një mesazh mbështetjeje për partnerin. “Ti mund të kapësh vëmendjen e prime-it në kurriz të martesës sonë, por unë e kam fituar zemrën e tij prej një dekade”, u shpreh ajo. Zhvillimet kanë ndezur reagime të shumta në rrjet, ndërsa marrëdhënia mes dy banorëve vijon të mbetet në qendër të vëmendjes së publikut. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com