Ra nga lartësia në Prizren, 44-vjeçari vdes në QKUK

Një person rreth 44-vjeç ka ndërruar jetë në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, pas një aksidenti me rënie nga lartësia. Viktima fillimisht ishte dërguar nga Spitali i Prizren. Lajmin e ka konfirmuar Naser Syla, drejtori i Klinikës Emergjente të QKUK-së. Ai ka bërë të ditur se pacienti, mashkull, i lindur në vitin 1982, kishte pësuar lëndime të shumta trupore. “Pacienti kishte rënë nga lartësia. Kishte lëndime të shumta trupore, politraumë të rëndë, gjendje jostabile. Nuk u ka përballuar lëndimeve të rënda dhe ka ndërruar jetë në Qendrën Emergjente”, ka thënë Syla. Ngjarja mbetet nën hetime për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.