Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po hetohet

Një person është gjetur pa shenja jete të dielën në Prishtinë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ku me vendim të prokurorit trupi i pajetës është dërguar në IML për obduksion. “Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ku me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/