Artan Grubi, i cili u ndalua këtë mëngjes në pikën kufitare të Bllacës pasi vendosi të kthehej në vend, është transferuar në burun e Shuto Orizares, konfirmojnë nga MPB për "TV24". Grubi u transferua në njësinë e paraburgimit në Shuto Orizares sepse iu dha dënimi me 30 ditë paraburgim në mungesë, ndërsa ishte në arrati. Ndalohet Artan Grubi në Bllacë Prokuroria Publike në Shkup thotë se do të informojë shtesë se si do të vazhdojë me procedurën, përkatësisht kur do të paraqitet para prokurorit publik. Grubi, së bashku me ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajramin, dyshohet për përvetësim në Lotarinë Shtetërore për blerjen e aparateve VLT. /Telegrafi/