Ron Raçi në “formacionin e javës” në Kroaci

Mbrojtësi Ron Raçi ka zënë vend në formacionin e më të mirëve të javës në Superligën e Kroacisë. Ylli i Kosovës e ka fituar vendin e titullarit te Hajduk Spliti, ndërsa pati një paraqitje fantastike ndaj Rijekas. Ron Raçi shkëlqen në fitoren e Hajdukut ndaj Rijekas Me notën 8.1 nga “ SofaScore ”, Raçi ka zënë vend në formacionin e më të mirëve të javës, pranë bashkëlojtarit Maresic në “zemrën e mbrojtjes”. Formacioni më i mirë i javës duket kështu : Livakovic; Vesovic, Maresic, Raçi, Zuta; Bakrar, Zajc, Crepulja, Pavicic; Puljic, Stojakovic. Ndërkohë, synimi i Raçit mbetet të vazhdojë me paraqitje pozitive me shpresën që të merr ftesë nga Franco Foda për ndeshjet e muajit mars, në kuadër të play-offit të Kupës së Botës 2026./ Telegrafi