Ejup Maqedonci rrëfen: Refuzova 30 mijë dollarë në Japoni, doja ta përfundoja trajnimin

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rrëfyer një episod nga koha kur ishte pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjatë një trajnimi në Japoni, ku pas një lëndimi iu ofrua kompensim financiar prej rreth 30 mijë dollarësh për ndërprerjen e programit, por ai vendosi ta refuzojë. Në “Përballje Podcast”, Maqedonci tregoi se sipas rregullave të trajnimit, nëse një pjesëmarrës nuk mund të vazhdonte për tri ditë, ishte i detyruar ta ndërpriste programin dhe të pranonte kompensimin. “Pikë së pari duhet të jetë interes arritja e objektivit për çka je atje”, tha ai. View this post on Instagram A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi) Sipas tij, gjatë asaj periudhe as nuk e kishte menduar marrjen e parave. “Unë mund të them lirisht që gjatë asaj periudhe as nuk e kam menduar këtë pjesën e marrjes së kompensimit tridhjetë mijë dollarësh. Për mua ka qenë shumë jetike që të më lejohet që të vazhdoj trajnimin”, u shpreh Maqedonci. - YouTube www.youtube.com Ai tregoi se kompensimi i ishte ofruar nga një zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Japonisë, e cila ishte përgjegjëse për programin. “Mua më është ofruar që ta nënshkruaj ndërprerjen. Kam kërkuar prej saj kohë deri të nesërmen që të deklarohem”, rrëfeu ai. Megjithatë, sipas tij, kërkesa për kohë nuk kishte të bënte me pranimin e parave. “Ideja pse kam kërkuar kohë asesi nuk lidhej me atë që unë do të pranoja t’i merrja tridhjetë mijë dollarët. Ideja ishte se si ta bindja që të më lejonte të vazhdoja trajnimin”, tha ministri. Shërbimi ushtarak në Kosovë - vullnetar apo i detyrueshëm? Flet ministri Maqedonci Në një moment, ai kishte vendosur të shprehet qartë për këtë. “I pata thënë që në qoftë se është e nevojshme, me një këmbë do ta vazhdoj trajnimin, mirëpo unë dëshiroj ta përfundoj trajnimin dhe të kthehem në Kosovë me diplomë. Nuk është qëllimi im të kthehem me para”, deklaroi Maqedonci. Ai theksoi se kjo duhet të jetë qasje e çdo ushtaraku dhe zyrtari shtetëror – që prioritet të jetë përmbushja e misionit dhe arritja e objektivit, jo përfitimi financiar./Telegrafi/.