Shtëpia e Big Brother VIP Kosova ka arritur të tërheqë vëmendjen edhe jashtë kufijve, duke rënë në sy tek yjet e kinematografisë turke. Së fundmi, aktorja e njohur, Demet Ozdemir, ka bërë një reagim të papritur ndaj banorit Londrim Mekaj. Gjatë qëndrimit në shtëpi, Londrimi nuk e ka fshehur simpatinë e tij për aktoren turke. Në një moment të kapur nga kamerat, ai i drejtohet në turqisht: Demet Ozdemir, të dua shpirt. Çfarë po bën ti? Londrim Mekaj/Instagram Ky moment u shpërnda shpejt nga fansat në platformën X (ish-Twitter), ku përdoruesit bënin shaka se dashuria e Londrimit për aktoren është po aq e madhe sa e publikut. Ajo që surprizoi më shumë ishte reagimi i vetë Demet Ozdemir. Nga llogaria e saj e verifikuar, ajo i bëri “Like” njërit prej postimeve ku Londrimi i shpreh dashurinë, duke treguar se e kishte parë dhe vlerësuar dedikimin e tij. Londrim Mekaj/Instagram Ndjekësit e BBVK nuk e lanë pa vënë re këtë veprim dhe ndanë menjëherë screenshot-et e pëlqimit të aktores. Ky reagim tregon se jehona e formatit dhe veprimet e banorëve shpesh arrijnë deri tek vetë personazhet e përmendur, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuar në rrjet. /Telegrafi/ Screenshot Screenshot