Në sallën N204 në Kuvendin e Kosovës, ka nisur takimi ndërmjet kryeministrit, njëherësh kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Fokus i diskutimit do të jetë zgjedhja e presidentit, derisa po afrohen afatet kushtetuese. Ndërkaq, Kurti një ditë më parë është takuar edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. /Telegrafi/