Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,24 % në raport me vendimin e datës 16.2.2026. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,00 denarë/litër. Nga data 24.2.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS - 95 do të shitet për 73,50 (denarë/litër) EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 75,50 (denarë/litër) EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 69,00 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 68,00 (denarë/litër) Mazut М-1 SU do të shitet për 34,520 (denarë/kilogram). /Telegrafi/