Një video që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale ka hapur debat mes ndjekësve dhe ka ngritur pikëpyetje rreth një momenti mes Klodit dhe Elijonës. Në pamje, sipas pretendimeve që po bëhen në rrjet, thuhet se Klodit i zihet fryma, ndërsa Elijona vetëm ia ndryshon pozitën e krahut. Pas përhapjes së videos, ka reaguar edhe Xheneta përmes një postimi në rrjetet sociale. Screenshot Ajo ka shkruar: “Deri sot s’kam folur kurrë pa fakte se e kam parë live edhe mos më detyroni edhe me orë e sekondë me jua gjetë hala ma t’plotë videon kështu ju puthi fort”. Deklarata e saj ka shtuar edhe më shumë diskutimet mes ndjekësve, të cilët po kërkojnë sqarime të tjera për atë që ka ndodhur në të vërtetë. Mbetet të shihet nëse do të ketë reagime të tjera nga personat e përfshirë apo publikim të pamjeve të plota që mund të sqarojnë situatën. /Telegrafi/