Dalin biletat në shitje për ndeshjen e Kosovës me Sllovakinë

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) i ka vendosur në shitje biletat për ndeshjen ndaj Sllovakisë. Kombëtarja e Kosovës më 27 shkurt do të përballet me Sllovakinë, në kuadër të parakualifikuesve për EuroBasket 2029. FBK-ja ka informuar se biletat do të shiten sot prej orës 14-17 ndërsa nesër prej 12-18, kurse çmimi është 5 euro. Postimi i plotë pa ndërhyrje: “Biletat janë në shitje! Mbështete Kosovën drejt fitores! Nga sot deri më 27 shkurt 2026, biletat për ndeshjen e dytë parakualifikuese të Kosovës për FIBA EuroBasket 2029, Kosova vs Sllovakia janë në shitje në fanshopin e KB Bashkimit në Prizren, përballë palestrës sportive “Sezai Surroi”. Sot biletat do të shiten nga ora 14:00 deri në ora 17:00, kurse nga nesër prej 12:00 deri në ora 18:00. Çmimi është 5 Euro”, thuhet në komunikatë. Ndërkohë, përballja mes Kosovës dhe Sllovakisë do të zhvillohet më 27 shkurt me fillim nga ora 19:00./ Telegrafi