Në disa shkolla fillore dhe të mesme në Shkup dhe Tetovë sot janë raportuar dyshime për vendosje të mjeteve shpërthyese, por pas kontrollimeve të kryera është konstatuar se bëhet fjalë për denoncime të rreme. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se menjëherë pas marrjes së denoncimeve u aktivizuan protokollet për veprim në raste të tilla, pas çka ekipet policore dolën në terren dhe kryen kontrolle të detajuara. “Menjëherë pas marrjes së denoncimeve u ndërmorën masat dhe aktivitetet e nevojshme nga punonjësit e policisë dhe u konstatua se bëhet fjalë për denoncime të rreme”, njoftojnë nga MPB.