"E kam mërzitur shumë familjen time", DJ Gimbo tregon se si u largua nga shtëpia në moshën 18-vjeçare

DJ Gimbo ka rrëfyer një histori personale të vështirë nga jeta e tij, e kaluara. I njëjti tha se nuk ka qenë i plotësuar si fëmijë nga ana financiare pasi që jetonin 12 veta në shtëpi. Më pas tregoi kur nuk shkonte në shtëpi deri në orët e hershme të mëngjesit, gjë që e ka shqetësuar edhe familjen. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip) Rrëfimi i Gimbos në Big Brother VIP Albania 5: "Nuk kam qenë shumë i plotësuar në mënyrën financiare në shtëpi, kemi qenë 12 anëtarë, 7 fëmijë, nëna babai, gjyshi, gjyshja dhe mixha i babës. Kam punuar që 13 vjeç për gjërat që kam dashur t'i kem. Kam bërë gjëra që nuk më kanë pasur hije t'i bëj por që me kalimin e kohës ato gjëra me i përmirësu dhe mos t'i bëj kurrë. E kam mërzitur shumë familjen time, nënën time. Jam kthyer në 3 të mëngjesit në shtëpi. U largova nga shtëpia në moshën 18 vjeçare, për me ndërtu një jetë më të mirë për veten dhe familjen. Shkova në një qytet ku nuk e kisha askënd me ma hap derën". /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)