Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania 5, së fundmi treguan histori nga jeta e tyre personale. Livia rrëfeu periudhën kur babai dhe vëllai i saj ishin në burg. Banorja u shpreh se ajo çohej në dy të natës që të shkonte të zinte radhën e para te takimet në burg, në mënyrë që pastaj të shkonte në shkollë. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip) Ajo shton se babai doli i pari nga burgu dhe më pas bëri të mundur edhe lirimin e djalit të tij. Rrëfimi i Livias në Big Brother: "Momenti më i bukur i jetës sime, një ndër momentet, ka qenë kur babi im doli nga burgu. U bëra prapë 10 vjeçe, mbaj mend se para burgut u hidhja si fëmijë. Kisha dy vite e gjysmë pa e përqafuar, merrja të gjithë njerëzit në telefon dhe u tregoja. Shihja mamin që pas gjithë vuajtjes dhe sakrificave që ne kishim bërë gjatë kohës që babi nuk ishte, qante nga gëzimi, por qante dhe nga mërzitja njëkohësisht se ishte dhe vëllai në burg. Isha e lumtur se doli babi se e dija se po të dilte ai do e ndihmonte vëllanë për të dalë nga ajo derë. Mbaj mend që gjatë kohës që babi ishte në burg, çohesha në dy të natës që të shkoja atje dhe të zija radhën e para, që të bëja takimin e para dhe pastaj të shkoja në shkollë. E aty mu desh të bëhesha dhe djalë se nuk kisha asnjë njeri tjetër, por njëkohësisht shihja nipin tim që vëllai e la pesë muajsh kur ra në burg dhe ai e kërkonte. Po pasi babi doli ndryshoi çdo gjë, nxori dhe vëllain pas sa kohësh. U bashkuam pas tre vitesh, festonim dhe të hanim një darkë bashkë. Uroj që çdo njeri që tani është pas hekurave, lirim sa më të shpejtë dhe çdo njeri që e ka provuar, mos e paftë më kurrë atë derë". /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)