Kurti emëron Përparim Kryeziun zëvendësministër të parë të Arsimit dhe Shkencës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Përparim Kryeziu në pozitën e zëvendësministrit të parë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Gjatë mandatit të kaluar, Kryeziu ka shërbyer si zëdhënës i Qeverisë së Kosovës. Kryeministri Kurti e ka uruar Kryeziun për detyrën e re dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja në sektorin e arsimit dhe shkencës.