Gola pa penallti - Gyokeres i lë gojë hapur të gjithë në Ligën Premier

Viktor Gyokeres ishte protagonisti kryesor në fitoren 4-1 të Arsenal ndaj Tottenham në sezonin 2025/26 të Ligës Premier. Sulmuesi suedez realizoi dy gola në derbin londinez, duke siguruar tre pikë të rëndësishme për skuadrën e tij dhe duke konfirmuar formën e shkëlqyer që po kalon gjatë vitit 2026. Që nga fillimi i vitit të ri, Gyokeres ka shënuar pesë gola pa përfshirë penalltitë në ndeshjet e kampionatit. Me këtë shifër, ai renditet në krye të listës së golashënuesve për këtë metrikë gjatë vitit 2026. Në të njëjtin nivel me të janë edhe Joao Pedro i Chelseat dhe Igor Thiago i Brentford. Të dy kanë realizuar gjithashtu nga pesë gola pa penallti në Ligën Premier gjatë vitit 2026. Ndërkohë, në pesëshen më të mirë renditen edhe Benjamin Sesko i Manchester United dhe Antoine Semenyo i Man City me katër gola. Forma e Gyökeres në javët e fundit ka qenë vendimtare për Arsenalin, duke e kthyer atë në një nga sulmuesit më të rrezikshëm të kampionatit në këtë fillimvit. /Telegrafi/