Gjermania i dhuron Policisë së Kosovës pesë vetura dhe pajisje teknologjike

Policia e Kosovës njofton se ka pranuar donacion nga Republika Federale e Gjermanisë pesë vetura dhe pajisje teknologjike në vlerë rreth 200 mijë euro Sipas njoftimit, donacioni synon mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe forcimin e mbikëqyrjes së kufirit shtetëror “Zëvëndësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës. Fehmi Hoti me bashkëpunëtorë, priti në takim përfaqësuesin e Ambasadës të Gjermanisë, zëvendësambasadorin Christian Böttcher, ku edhe u bë pranim-dorëzimi i një donacioni nga Republika Federale e Gjermanisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës Policia e Kosovës e vlerëson lart bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë gjermane dhe Ambasadës gjermane, në ngritjen e kapaciteteve logjistike dhe të teknologjisë.