Pamje të papara më parë, ukrainasit rrëzojnë helikopterin ushtarak rus

Ushtria ukrainase ka publikuar një video të paparë më parë, ku shihet momenti i rrëzimit të një helikopteri ushtarak rus në Hostomel. Bëhet fjalë për helikopterin ushtarak të tipit Ka-52 të ushtrisë ruse, që përdoret në masë të madhe në fushëbetejë në Ukrainë, transmeton Telegrafi. Videoja është filmuar në mars të vitit 2022, ku sipas ukrainasve pilotët kanë arritur të katapultohet dhe t’i shpëtojë vdekjes. Helikopteri është goditur me sistemin e avancuar raketor MANPADS, që i është dhënë ukrainasve në vendet perëndimore. Derisa helikopteri po fluturonte jo edhe aq lart, ai është goditur direkt nga një raketë duke bërë që nga fluturakja menjëherë të dalë tym i zi dhe zjarr. /Telegrafi/