Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka zbuluar se klubi katalanas kishte refuzuar një ofertë prej 250 milionë eurosh nga Paris Saint-Germain për talentin Lamine Yamal, kur ky i fundit ishte vetëm 17 vjeç. Yamal, tashmë 18-vjeçar, konsiderohet një nga lojtarët më të mirë në botë dhe përfundoi i dyti në garën për 'Topin e Artë' për vitin 2025. Pas shpërthimit me Barcelonën në sezonin 2023/24, ai ndihmoi Spanjën të mposhtte Anglinë në finalen e UEFA Euro 2024, vetëm një ditë pasi mbushi 17 vjet. Laporta deklaroi për “Jijantes FC” se oferta e PSG-së kishte ardhur në kulmin e sezonit të jashtëzakonshëm të adoleshentit. “Kur PSG na ofroi 250 milionë euro për Lamine Yamal dhe ne e refuzuam, ai ishte 17 vjeç. Disa njerëz menduan se ishim të çmendur”, deklaroi Laporta. Më herët, Laporta kishte konfirmuar ekzistencën e një oferte prej 250 milionë eurosh, por pa përmendur klubin ofertues. Fermin tregon pozitën që i pëlqen të luaj, ka disa fjalë edhe për lojën e Barcelonës Këshilltari i tij, Enric Masip, la të kuptohej se bëhej fjalë për PSG-në, megjithatë klubi francez e mohoi një gjë të tillë për “L’Equipe”, duke deklaruar se nuk mund ta përballonte një transferim të tillë. Në maj të vitit 2025, Yamal firmosi një kontratë të re afatgjatë me Barcelonën deri në vitin 2031, duke vulosur të ardhmen e tij në “Camp Nou”. Laporta drejtoi Barcelonën nga viti 2021 deri në dorëheqjen e tij këtë muaj, duke përmbyllur mandatin e dytë në krye të klubit. 63-vjeçari do të kandidojë sërish në zgjedhjet e 15 marsit dhe konsiderohet favorit për të fituar një mandat të ri. / Telegrafi /