Një tërmet me magnitudë 3.4 ballë sipas shkallës Rihter u regjistrua në Bosnjë dhe Hercegovinë në mbrëmje. Epiqendra e tërmetit ishte gjashtë kilometra nga Gruda, ose 32 kilometra nga Mostari, transmeton Telegrafi. Sipas EMSC, thellësia e impaktit ishte 10 kilometra, dhe tërmeti u regjistrua në orën 19:29. Një numër i madh qytetarësh të BeH që jetonin pranë epiqendrës raportuan menjëherë në faqen e internetit të EMSC. "Ky është tërmeti më i fortë deri më tani. Kati i katërt po dridhet, goditi tre herë", ishte një nga komentet. Vlen të përmendet se vetëm katër ditë më parë, një tërmet u regjistrua në të njëjtën zonë, ose më saktë pranë Grudës. /Telegrafi/