“Si Ministri po përgatisim një dokument që do të quhet Strategjia për prodhimin e orizit, sepse për ne si shtet është e rëndësishme ta ruajmë këtë kulturë strategjike, për shkak të rajonit dhe për shkak të cilësisë së këtij brendi të njohur”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, gjatë një paraqitjeje në TV Star. Ministri rikujtoi se orizi tashmë është shpallur kulturë bujqësore strategjike. “Një segment që duhet të rregullohet më tej është mënyra dhe kushtet në të cilat do të realizohet blerja e orizit të papërpunuar. Në muajt e fundit janë vërejtur parregullsi të shumta te një pjesë e kompanive, shumica e të cilave janë sanksionuar në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, theksoi ai. “Është e nevojshme përmirësimi dhe saktësimi i procesit për të parandaluar manipulime të mundshme nga ana e kompanive. Nuk them se të gjitha janë njësoj, megjithatë kemi devijime serioze ndaj të cilave si shtet po reagojmë”, sqaroi ministri Tripunovski. Ai shtoi se do të pasojë ridefinimi i procesit të blerjes, përkatësisht do të përcaktohen kritere të qarta se kush mund të kryejë blerjen, në çfarë kushtesh dhe me çfarë pajisjesh përkatëse. Në këtë mënyrë do të eliminohen mundësitë për keqpërdorime.