Ndërron jetë aktori i "Revenge of the Nerds", Robert Carradine

Robert Carradine, aktori amerikan i njohur për rolin e Lewis Skolnick në "Revenge of the Nerds" dhe si babai Sam McGuire në "Lizzie McGuire", ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare. Sipas vëllait të tij Keith Carradine, ai kreu vetëvrasje pas një beteje të gjatë me çrregullimin bipolar. Familja theksoi se dëshiron të rrisë ndërgjegjësimin për shëndetin mendor dhe të luftojë stigmën ndaj sëmundjeve mendore. Foto: Shutterstock Ai vinte nga një familje e njohur aktorësh: babai i tij ishte John Carradine, ndërsa vëllai David Carradine gjithashtu pati një karrierë të suksesshme në film. Robert e nisi karrierën në vitin 1972 me filmin "The Cowboys" përkrah John Wayne dhe më pas u shfaq në "Mean Streets" të drejtuar nga Martin Scorsese, si dhe në dramën "Coming Home", e nominuar për Oscar. Famën më të madhe e arriti në vitin 1984 me “Revenge of the Nerds”, një sukses i madh komercial që solli edhe vazhdime të filmit. Një brez i ri shikuesish e njohu më vonë përmes rolit në “Lizzie McGuire”, ku luajti përkrah Hilary Duff. Ai la pas vajzën e tij aktore Ever Carradine dhe dy fëmijë të tjerë. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com