Ndalohet një shtetas turk, transportonte emigrantë në Maqedoni

MPB Maqedoni njofton se një shtetas turk është arrestuar në Maqedoni pasi i njëjti është kapur duke transportuar ilegalisht emigrantë. “Më 23.02.2026 rreth orës 21:30, në një stacion karburanti në autostradën Shkup–Kumanovë, punonjësit e policisë e privuan nga liria O.K. (33) nga Turqia, pasi me një makinë “Skoda” me targa të Kosovës po transportonte gjashtë emigrantë, tre nga Egjipti dhe tre nga Algjeria". "Më parë, në pikën e pagesës Rramanli, ai nuk ndaloi pas urdhrit të policisë, por pas marrjes së masave, makina u gjet dhe O.K. u arrestua. Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngrihet padi përkatëse penale”, thonë nga Policia.