Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se një kandidati për president që i takon familjes Jashari çdoherë do t’i përgjigjej me po. Megjithatë, ai thekson se vendimi i takon kryesisë së PDK-së. Sipas deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj dialogu për çështjen e presidentit mes kryeministrit, Albin Kurti dhe liderëve të partive opozitare duhet të jetë më përmbajtjesor. “Një kandidature që vjen nga familja Jashari në Kuvend të Kosovë unë do t’i thoja personalisht çdoherë po, por vendimi është i Kryesisë së PDK.... edhe dialogu duhet të jetë më përmbajtjesor mes kryeministrit dhe kryetarëve të partive politike në opozitë se si t’i qasemi kësaj teme ”, theksoi deputeti Hoxhaj, raporton kp. Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës është parti ka dal nga lufta dhe rruga e UÇK-së dhe jo nga zyrat e ngrohta dhe printerave e draft-statuteve.