Rapajiq: Kurti është i rezervuar ndaj Bordit të Paqes sepse nuk mbështetet nga Britania dhe Gjermania, përkrahsit e Qeveris së Kosovës

Aleksandar Rapajiq, drejtor i programit të OJQ-së Qendra për Përfaqësimin e Kulturës Demokratike nga Mitrovica e Veriut, thotë se duke pranuar ftesën për të marrë pjesë në Bordin e Paqes, Kosova po përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet me Amerikën, dhe ai i sheh rezervat e kryeministrit Albin Kurti për këtë temë si një përpjekje që Kosova të mos i zemërojë evropianët, të cilët në përgjithësi janë kundër Komitetit të Paqes.