Jordan Davis, kishte pagë mujore prej 25 mijë eurosh te Sigal Prishtina

Ish-basketbollisti i KB Prishtina, Jordan Davis, kishte pagë mujore prej 25 mijë eurosh gjatë sezonit të kaluar, është bërë e ditur në konferencën për shtyp të mbajtur të martën nga drejtuesit e klubit prishtinas. Jordan Davis ka regjistruar një mesatare prej 11.8 pikësh për ndeshje me fanellën e Sigal Prishtinës, 4.4 kërcime dhe 2.2 asistime. Pagat në basketbollin kosovar, janë më të mëdhatë, me klubet që harxhojnë miliona euro, ndërsa shuma më e madhe shkon te lojtarët e huaj. Ish-basketbollisti i KB Prishtina, Jordan Davis, Shifra e paguar ndaj David, u konfirmua publikisht nga zyrtarët e klubit, duke nxitur reagime për nivelin e pagave në basketbollin kosovar, ku fondet kryesisht sigurohen nga sponsorizimet – që në praktikë lidhen me para të buxhetit të shtetit, të cilat vijnë nga tatimi në fitim i kompanive. “700 mijë euro u zhdukën për 30 ditë” – Sigal Prishtina shpërthen me akuza, por garanton mbijetesën e klubit Drejtori i klubit, Luan Maloku, përmendi gjithashtu edhe pagën e ish-lojtarit tjetër, Rasid Mahalbasic, duke theksuar shumën prej 20 mijë, pa saktësuar nëse bëhej fjalë për euro apo dollarë. Ndërkohë, për ish-trajnerin Paco Olmos u bë e ditur se kishte ardhur te Prishtina me një pagë prej 20 mijë dollarësh në muaj. Ish-trajneri I Sigal Prishtinës, Paco Olmos Sipas Malokut, i gjithë procesi problematik në klub nisi në muajin korrik, kur kryesia e vjetër emëroi në pozitat drejtuese Ferid Zekollin dhe Arsim Sfirçën, ndërsa Plisat e kundërshtonin ashpër kryetarin e deri athëhershëm Blerand Stavilevcin dhe drejtorin Florian Miftari. Sigal Prishtina, sipas Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, gjatë vitit të kaluar kishte realizuar të hyra prej 1.2 milionë eurosh nga sponsorizimet. /Telegrafi/