Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), tre persona janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Shpëlarja e parave”. Të dyshuarit, Ardit Laska, polic në radhët e Policisë së Shtetit në Shqipëri; Ahmet Kaziu dhe Etnik Ahmaxhokaj, janë ndaluar gjatë një kontrolli të kryer në pikëkalimin kufitar Merdar, në kuadër të një operacioni të përbashkët të Policisë dhe Doganës së Kosovës. Automjeti i dyshuar është ndaluar gjatë hyrjes në Kosovë, dhe brenda tij janë gjetur dhe sekuestruar një shumë e konsiderueshme parash. Tre të arrestuar pas konfiskimit të një milion eurove në Merdar - automjeti hynte nga Serbia në Kosovë Sipas vlerësimeve fillestare, shuma e dyshuar arrin në rreth një milion euro, njofton PSRK. Prokuroria po punon ngushtë me Policinë për të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore të nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit, duke respektuar procedurat në fuqi. Hetimet e mëtejshme pritet të zbulojnë origjinën e parave dhe rrjetin e mundshëm të përfshirjes në veprimtari kriminale./Telegrafi/